Fryma e poetit – Rrahim Billa
Fryma e poetit
Poezitë nuk janë lule , që lëndinave mbijnë.
Dhe kushdo mund t’i këpusë…me to
të bëjë buçetë.
Poeti çdo vargu…nga fryma e tij , i jep frymë.
Për çudi , vargjet…këtë frymë ruajnë përjetë.
Vargjet nuk njohin djallëzi , vijnë në dorën tuaj.
Ti pa pikë turpi…i përvetëson , në emrin tënd.
A se kupton , se ato…nuk pranojnë frymë të huaj?!…
Edhe pse të përkthyera…udhëtojnë në çdo vend.
Sikur nuk mjafton vetëm deshira ,për të qënë poet.
Vetëm perëndia…ta bën si dhuratë , këtë dhunti.
Të shpërndajë për njerëzit , dritën e shpirtit të vet.
Nga shpirti i pastër , mbushur plot dritë e çiltërsi.
Fare lehtë , mund të vjedhësh dhe poezitë e Pushkinit.
Por Pushkin nuk bëhesh dot…ai që je , mbetesh përsëri.
Bëhesh gazi i botës…përrallë e Nastradinit.
Poetët nga piedestalet….keqardhje ndjejnë për ty.
Poezitë nuk janë lule , që lëndinave mbijnë.
Dhe kushdo mund t’i këpusë…me to të
bëjë buçetë.
Poeti çdo vargu…nga fryma e tij , i jep frymë.
Për çudi , vargjet…këtë frymë ruajnë
përjetë.
5 / 10 / 2020
Rrahim Billa / Albania
Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara.