August 9, 2024

Mërgimtarëve – Xhelal Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mërgimtarëve

Juve të gjithëve, Shqiptarë!

Jetë, o jetë në mërgim
Ti më ngjanë në trenat e zi si korbat
n’duhanin e keq e me t’ziun tym
Më je gjithmonë me mërzia,e me hidhërime
Vendi yt më qon peshë aty ku unë jam
Ti më je, pa t’vetmet ngushëllime,
Jetë, o jetë në perëndim!

Të gjithë juve, që na njihni,
Që na dini, e që s’na njihni;
Njerëz, fusha, male, kodra…
Të gjithë duhet, që ta dini,
Se atje juve-neve, s’na pret vatra

Juve të gjithëve, Shqiptarë!
Zërin tonë do ta ndjeni
Ne ç’mërzitur, të përbuzur e udhëtarë…
Njejt si shpezët shtegtarë
Zërin tonë me plot dhimbje
Në vend të huaj, jemi ç’humbur,
Jemi ç’shkelur, jemi tëhuaj dhe mërgimtarë!

“Juve o njerëz një porosi nga ne
që do t’ju bëj tek ju bujë”,
Ndonëse,edhe shpezëve shtegtare;
lejlekëve, zogjve e dallëndysheve
Që fluturimin tuaj keni udhëtimin…
Me gjithë zemër e me plot mendje
Ju drejtohem e ju lutem fort:
Mos lakmoni në vend të huaj!’’

Vendi huaj është me plot dhimbje,
sakrificë, mërzia, mund e dredhi
Dëshiroj me gjithë mendje, bindje
Që të kthehem në vendlindje e n’shtëpi!

Kurbeti i ziu gur-mbeti
larg na humbi e keq na treti
Atje-këtu është larg në perëndim,
Jetë,o jetë në mërgim!

Kurbeti është e do të mbetët, “një rrugë e pa kthim”
Kudo-kurdo, gjithmonë me hidhërim,
Do t’na vdesin familiarë, miq, shokë…
Nuk do të kemi mundsi t’marrim pjesë as n’varrim!

Ku ne do të mbetemi pa njerëzit tanë,
dhe pa t’vetmin ngushëllim .
Më nguliten thellë në zemër, vajtje-ardhjet;
Nga aeroplanët, trenat, autobusët rrugëve për udhëtim!…

Jetë o jetë në perëndim
Nuk e di si s’gjejmë shpëtim?
Duhet pasur të gjithë një synim-qëllim
Për të gjithë Shqiptarinë, unikët për njerëzim!

Gjermoni,Viernheim:Me 07.02.1997.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com