August 2, 2024

Në “Don Bosko” – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një mirëmëngjesi përmes një cikli TANKASH për ju dashamirës

Në ” Don Bosko”

Oxhaku i fabrikës
Ëndërron tymnajën,
Mes qebaptorëve,
Që dendur tymojnë.


Kur shikon veten,
Dhe një kokërr rërë
Të ç’përfytyron.
Po një kazan me plehra
Rrugëve të qytetit?…


Fjala e keqe
Si gjarpër zvarrë;
Gjurma e lënë
U kthye në flakë
E dogji gjithë sanë.


Në Piqeras
Mbi shkollën e braktisur
Dielli i mjegulluar,
Fëmijët me fytyrë meiti,
Si qiri i “shenjtëruar”.


Në protestën e rradhës
Katër demostrues të vrarë.
Varfëria shtrirë gjërë e gjatë
Me kokodashe në dorë.
Oh! Çfar varr i madh!…


Tani nën tokë
Tek prehet i qetë,
Madhor,i përkorë
Babaj i dashur:
Mbret pa kurorë.


Në kinema
Kanë zbritur yjet
Në kryet e bordellit.
Mes lakmive të seksit
Jep shpirt qënia ime.


Prag zgjedhjesh.
Billborde mizëri,
Njeriu s’e sheh veten.
Fytyra mavi
Rrugëve të humbura.


Shegë të çara
Në shitoren e sivjetme,
Çmimi tejet i lartë,
Diku në një cep
Loti i fëmijës shket.


Shtëpi e braktisur.
Në një fole,
Me gëlasa pëllumbash
Lulëkuqja lulëzon
Me dhimbje të gjaktë.


Tetraplegjiku
Në karriken me rrota.
Në premtime dhjetori
Kap fjollat e borës,
Ndër vedit qeshet zorit.


Posterat,flamujt
Gjer në mesnatë
Hijezojn qytetin.
Dritë e reklamave
Në sytë e një qeni.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com