Porta mirësie – Zhaneta Fisti
Porta mirësie
Në këto mezhdat me gjethe.
Zjarri i zemrës po mundon.
Nëpër sa lule pranvere .
Mëria një cep kërkon.
MaGjitë të realizohen.
I flas unë ç’është për të shkruar.
Zëmra dhuron emocionet.
Një nga një janë të LEXUAR.
Tek DUKATI i LASHTËSIVE.
Do të pres me kryet lartë.
Kjo harta me shumë shkrime.
Detyron të flasëm qartë.
Shej-t’ANË e dhe MËRINË.
Nuk njohën veten as vetë.
Në TOKË do ta zbres magjinë.
Gjuha Shqipe ZOOT THËRRET !
Shkronja SHQIPE aq e SHENJTË.
Do të bekojmë mirësinë.
Kërkon një shkronjës e mbret.
Që ti njohën gjithë gjirinë.
Bashkë me Atin birinxhi.
Rriturin pa babë e nënë.
Të lexojnë historinë.
Mënjanë bota i ka lënë.
Eja MIKU ynë i lashtë
Se kam shumë për të thënë.
Bashkë u njohëm në HARTË.
Mos më hasho babë e nënë.
Flas princit mes portokallesh.
Dritë magjike kam në fjalë.
Do të zgjuaj Osman Takën.
Vallen vënçe le ta marrë.
Prezantoj MËMËN HYJNORE.
Gjuha gjuhët sot po pret.
Nëpër trojet Arbërore .
Besa është drita e shenjtë.
Rrojnë emocione të gjithë.
Ata vetë rrugën drejtojnë.
Nuk i shkruaj dot në letër.
Më udhëzojnë ti pjestojmë.
Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskoçelaj Fisti
Busulla ime e qartë.
Ku qielli vezullon
Syri kthjellët rrezaton.
Vëndi me nure ngarkuar
Sikur zemrën kam në duar.
More vëndi dritë magjie.
Me këtë tyl kaltërsie.
Më jep iso e këngë labe.
Të “mburrem” botës së madhe.
O vend lindja e bukurisë.
O djepi i fëmijërisë.
Shtrat stërralli e uruar.
Përrallor e sofrën shtruar.
Gjith bijtë që trashëgon.
Besën e fjalën mëkojnë.
O moj balt aq shekullore.
Më jep krahët fluturore.
Shpesh vij nëpër ato brigje.
Jo si zanë a vajzë balade.
As princeshë a perëndeshë,
Vij e thjeshtë nga bijë labe.
Me dritën që më jep zëmrës.
Esencë fjale shpesh më zgjon.
Kam vëndin nga bijë e nënë.
Një rrënjë që s’më tradhëton.
Malli i ëmbël i çdo stine.
I kthen shpesh bijtë aty!
Dukati ynë vënd magjie.
Sofër e madhe e bir+inxhi.
Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskoçelaj Fisti. Venezia.