Paradoks i jetës – Brahim Avdyli
Brahim (Ibish) AVDYLI:
Paradoks i jetës
1.
Kështu mendon njeriu i vërtetë
e nuk e dijnë se jeta i mbanë
gjithnjë me vuajtje
edhe në qoftë se i thuhet jetë e përkohshme,
dikur kalojmë përmes paraleles në tjetër jetë
e paralelet rrotullohen
në ravijëzimin e ngjyrave…
2.
A e dini pse njerëzit i kanë të veçanta shenjat
disa janë të lidhur
në minutën e orën e lindjes
disa nëpër motmotet
e vijat e ndryshme të horizonteve,
ata vuajnë gjithë jetën, sepse kanë vetëm durim
edhe pse gjithçka u kthehet prapa
në jetë të përkohshme,
me dhembje i dëgjojnë zërat e heshtur të kohës
e vuajnë sepse drejtësinë e kanë busollë
dhe kjo i ndesh gjithkund me të padrejtën ligjore…
3.
Kur e themi këte
e themi sepse jemi plotësisht të sinqertë
sepse urrejmë të keqen dhe të padrejtën
nuk i dijmë dhe nuk i duam të përdorim kurthet
sepse vuajmë e shqetësohem
për të gjithë njërëzit që na rrethojnë,
e japin jetën dhe mjetet për miqësinë e rrallë
për mikun dhe miken e vërtetë
pa u menduar dy herë
bëjmë gjithçka për të gjithë
e asgjë për veten-
paradoksal i qëndrueshëm?!…
4.
Vuajmë shumë
kur shterren të gjitha mundësitë
kjo është jeta e përkohshme
e të gjitha varen nga e padukshmja,
i duam të gjithë njerëzit,
veçanërisht fëmijët e pleqtë-
heret e kuptojnë se dashuria është e shenjtë,
na çahet zemra më dysh
kur ajo shkatërrohet
pastaj shpirti rënkon
nga dhembja shumëdimensionale…
5.
Largohemi prej njerëzve
e kërkojmë një vend
maleve të dhembjes
shpirti me ty është i vetmuar-
askush nuk mendohet tërësisht
se ka ardhur kohë e pa kohë
e njerëzorja varet në hunj
në breg rrugëve të dijes,
as ai që vërtitet
nuk ka kohë për veten
e shenjën e pikëquditjes t’ua varë!…
6.
Bashkë me ty
shpirti zemrën të pastërt e mbante
ishte e ndjeshme
si membranë e hollë,
kështu
na vjen fundi
e gjithçka shkon drejt horizontit
pa e parë me sy,
e dukshmja
anulohet
në fijet e mirëfillta!…