Labirinthe… – Musa Dushica
Labirinthe…
Atyre shpellave të errëta, plot labirinthe mashtrimesh…
Ku ziheshin gjellëra të hidhura, në kazan të zi..!
Që sollën vuajtje, tronditje, histori trishtimesh…
Eh…kush i kërkoi, të hidhurat si helmi,
mjerë si ai !
Dhe akoma hiqesh qëngj…me lëkurë ujku veshur !
Porsi gjarpëri therrë, në pa besi, pas shpinde…
Sikur nuk nxjerrë helm, po kënaqesh duke qeshur,
Po ai përbindësh ngele, e kurrë nuk u binde !Labirinthe
Po ti, o kallajxhi, si do që të quajnë, a më mirë faqezi !
Ç’qelbësirë zien ti…në atë fund kazani?
Zien dhe ti si të tjerët, apo edhe më zi…
Për atë që ka veshët, thonë, bie tupani !
Mëkatarit, si vete mendja të vë gishtin në kokë…
Sa më thellë, mëkateve, pa penduar futet !
Shembë e djegë çdo gjë…çdo gjë që gjen mbi tokë,
Sipas zakonit tij, për paqe, thotë se lutet !
E vërteta është një, nuk ka një të dytë.
Drejtësia hollohet, po kurrë nuk humbet
Sadoqë vonon, një ditë delë në dritë….
Keqëbërja, nga fryerja, si balon pëlcet !
Musa Dushica
12 Gusht 2021