Në galaktikën e ndjenjave – Rrahim Billa
Në galaktikën e ndjenjave
Që kur lind njeriu…dashuri kërkon.
Se pa dritë e ngrohtësi , dot nuk jeton.
Pastaj njerëzisë i fal shumë dashuri.
Se shumë dashuri prej tyre , ke marrë dhe ti.
Në galaktikën e ndjenjave…tek çdo njeri.
Për zemrat ka një diell , që na fal ngrohtësi.
Kjo galaktikë , porsi diellin…mban në qendër.
Dashurinë…ku dritë e ngrohtësi , merr çdo zemër.
Dashuria është jetë…prej saj jeta buron.
Gëzimet e lumturia… motivi përse jeton.
A nuk është jeta jonë…fryt i dashurisë?!…
Ku realitet bëhen ëndrrat e lumturisë.
Kjo ndjenjë e shenjtëruar…siç është dashuria.
Ka vlerë të jashtëzakonshme…sa vetë gjithësia.
Çdo të ishte gjithësia…po të mos kishte jetë?!…
Pafundësi planetesh…gjithësesi të shkretë.
Që kur lind njeriu…dashuri kërkon.
Se pa dritë e ngrohtësi…dot nuk jeton.
Pastaj njerëzisë i fal shumë dashuri.
Se shumë dashuri prej tyre…ke marrë dhe ti.
18 / 7 / 2021
Rrahim Billa / Albania
( Të gjitha të drejtat e autorit
janë.të rezervuara)