Çiftelia – Muça Vladimir
Një kujtim nga COVIDI,ku në përballje 40 ditore triumfojë dashuria për jetën.
Pas një shkëputjeje kaq të gjatë,miq e dashamirës,duke ju uruar:Mos e paçit kurrë pjesë në jetën tuaj ! Ju uroj shëndet e lumturi përmes një cikli me poezi.
Çiftelia
( Ndue Shytit)
Sot, në turbofolkun e ri
Çiftelia e Ndues qan;
Majat e pishave
Prej agut dridhen.
Gishtat e Bjeshkëve të Namuna
Në humnera thyhen.
Çiftelia e Ndues qan,
Vetëm,dielli, hëna, ujvarat
Ja shuajn vajin.
Çiftelia e Ndues qan,
Qan dhimbshëm,
E shpirti im
Turrshëm bëzan.
TEK VAU I KECKËS
Të këputura degët e shelgut të vjetër,
Puthje trëndafili këtu derdhëm tok,
Një ditë gushti sfiduam trillin
E në lumë u zhytëm at’ mot.
Ishim të dalldisur, moshë adoleshente,
Shelgjishteve bridhnin me sy fantazie,
Kurrkund shihej gjurmë hipnoze,
Apo shikime e puthje vampire.
Tash e moshuar më kërkove cigarin,
Flutur ,paketën ta hodha Ty,
Shtratit me fiere i vumë zjarrin,
Dyzet vite ndarë,u zhdukën me magji.
VETË NDËRGJEGJE
S’eca kurrë në shtigje kariere,
Renda rrembave të gjakut tim,
Hapsirave të pafund të ndërgjegjes
Ku veshi më kapte të Atit tingëllim.
U bëra murg i qënies time,
Me gjuhën e shpirtit,në vezullim;
Ndonëse meteliku në fundxhep
M’a grisi cohën në rrugëtim.
Më mbeti vetëm shpirti,
Shpirti i kulluar në flijim.