August 3, 2024

Ju lutem më jepni një gotë verë – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi nga Kasam Shaqirvela

*
Ju lutem më jepni një gotë verë
(un cabernet sauvignon s’il vous plait)

Ma mbushni gotën përplot, me verë të kuqe, nga rrushi Merlot
Yjet do t’i numërojë një nga një, qiellit të kthjellur si lot
Sa të miqësohem me të ëmblën verë, natën vonë do të pi
I vetëm, me kupën e mbushur plot, Agun e Bardhë do ta gdhi
Nuk çaj kokën për të nesërmen,dëshirës zemra vetë do t’i prij’
Nga bohemi Honoré de Balzak do t’i marrë letrat për dashuri.

Më jepni një gotë verë, sonte, etje të madhe kam, dua të dehem
Ta pi një gotë verë të kuqe gjak, nga i ëmbli, ai rrushi zi, Cabernet
Atje n’Moulin Rouge, në krahët e valltares së natës të prehem
Në Montmartre, aty ku artistët folin me gjuhën e bukur të artit
Dhe unë si zgalem stuhie të fluturojë filozofisë fine të Sartrit
Sa për një çast, Paris-it të bukur, t’mund’ të ndihesha si mbret.

Kullës së Eiffel-it simbol, shkallëve lart t’u ngjitem përpjetë
Ta sodisë Seine-n n’gjarpërimin e saj të butë dhe të qetë
Kalëruar përmmbi nëntë urat, kjo mrekulli natyre e vërtetë
Ta pi kafenë mbi kullë, ta vështrojë Champs-Elysee-n me sy
Bashkë me Arc de Triomphe, për fitoret e mëdha plot lavdi
Atëherë, sikurse francezët, edhe unë do të thosha,:“C’est la vie”.

Të eci bulevardeve të gjera dhe parqeve botanike me madhështi
Të shëtitem lirshëm Metro-së, ndër njerëz gjithfarë kulturash
Atje ku memoaret për jetën e tij i shkruante Albert Camus
Dhe skenën e filmit ku Brigitte Bardot, m’at’ kohë, ishte sinfoni
Në baret e natës ku yjet rehatojnë shpirtin e lodhur torturash
Pa çarë kokën për të nesërmen, për atë det të çartur furtunash.

Ma mbushni me verë të kuqe, Kupën e Graal-it, ja tani!
Në dritë të hënës dua ta pi, natën deri vonë, bile me nge
Sonte dua të pihem, dhe, prapë esull të gdhihem në Ag
Mendimet e mia t’i lëshojë, le të rendin Avenue-së pa fre
Ata që mund t’i kapin, le t’i kalërojnë si Mustangun në prag
Sepse, në Paris, në qytetin e dritave, artisti natën jo nuk fle.

Ju lutem më jepni një gotë verë, sonte brengën dua ta harojë
Në vend të saj mendja t’i japë liri mendimit, frenin t’ia heqë
Dhe nesër, unë, të nisem ndër pllaja mendimesh, thellë t’i lëvrojë
Se dimri me acar të zgjatur farën e mbjellë mund dhe ta ngrijë
Frutat e ëmbla do të piqen degëve të pemës koha kur tu vijë
Them me bindje se, të këputen pa u pjekur nuk do të ketë nevojë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com