Malli – Adem Nuhaj
………. Malli ……..
Mallë për vëndin , ku kam lindur
Mallë , që shpirtin ma ka tretur
Mallë për ata , që kanë ikur
Mallë për ata , që kanë mbetur.
Mallë për stanet lartë në brinja
Mallë për një këmbor shelegu
Mallë për lulet në lëndina
Mallë për një dhallë dybeku.
Mallë për një kulaç ponice
Mallë për një djathë nape
Mallë për ca kokrra gorrice
Mallë për ca lule lofate.
Mallë për ato gryka dhe rrëza
Dhe për sorkadhet e pyllit
Për këngën , që qanë thëllëza
Mallë për këngën e bilbilit.
Mallë për këngën labërishte
Për një këngë me tinguj cule
Për një valle pogonishte
Mallë për një rapsod lahute.
Mallë për shokët e rinisë
Për shokët , ku jam shkolluar
Për dritën e shoqërisë
Mësuesit e respektuar.
Malli nga shpirti buron
Malli , që po hedhë në letër
Për një mik e një gjiton
Dhe për dashurinë e vjetër.
Syri s’shikon , siç shikonte
Çerdhe , kopshte , plotë fëmi
Veshi s’dëgjon , siç dëgjonte
Zëra fëmijshë në avlli.
Ndaj malli , sa vjen dhe shtohet
Më çan zëmrën , më mbushë gjinë
Është një mallë , që kurrë s’mbarohet
Është malli për Shqipërinë.
Të shpërndarë u malluam
Ç’qe për ne gjithë ky qametë
S’dimë , ku ikëm dhe ku shkuam
Nëna jonë këtu na pretë.
……….. Adem Nuhaj ………