Tetori ndriçues – Sahit Ymeri
Tetori ndriçues
Ah, siç na iku shtatori, gjithë terës,
Qëndruam në shtëpi, si harrestarë,
Libri në dollap me lapsin heshtnin,
Fletorja gjëmonte nën gomën xheloze.
Kovidi ua mbylli sytë, trurin shtatorit,
Nxënësit i lanë varur në pritje heshtjeje,
Tetori vjeshtak hapi horizontet e shkollave,
Si flatra shqiponjash hapën dyert,
Çantat mbushur me libra, fletore, lapsa.
Kokën mbushën me elementet e mprehtësisë,
Librat e lexuara ua kishin nxjerrë thelbin,
I shpërfaqnin në bankat e shkollës në klasa,
Shkollën e kam motër, vëlla, mësues, ardhmëri.
Kombi vë themelet, tabanin, begatinë, krenarinë
Tek ABC-ja, kryegjeneral, flamuri kuqezi,
Ne jemi ata, që e bëjmë ndryshimin në Dardani,
Gabimet e kohës, përmirësuar me patjetër duhet.
Shtatë thuprat e Skënderbeut të bashkuara,
Përsosmëria e tij, ardhmja jonë e përbashkët,
Në mirëkuptimin e shoqërisë e jetës bindur,
Nën ndriçimin e ardhmërisë, shqiptarisë së përbashkuar.
S. Y.