Si nje hije nate – Eva Zoto
Si nje hije nate
Si nje hije nate, mu shfaqe papritur
ne terin e mbremjes, me floket perpushur
hapin drejt meje ma hidhje shtruar
si vegim i embel plot me hire, mbushur.
Krahet e memories i zgjata drejt teje
doja te te prekja, perqafuar mundet
por ty e padukshme afrohesh e iken
dhe fustani i purpurt, prane meje lekundet.
Pse me lendon shpirtin dashuria ime?
Here me vjen e embel e here plot merzi
tufa trendafilash me sjell ne Maj te vone
e serish me gjembat, bie ne ujdi.
Kij kujdes e dashur, mos me ben te vuaj,
zemren qe ma vrave, mos ma vra serish
nga rruga qe shtrove vetem, lote ngarkuar
ben te plagosesh mua, por plagose dyfish.
Autore Eva Zoto