August 3, 2024

Sonte dua… – Xhelal Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sonte dua…

Sonte unë s’dua të jem i vetmuar,
Në këtë natë ku shkëlqejnë; yje e hanë,
Pse me i shikua muret e thata
Kur mundem me u kënaq tujë tapa bukurinë tënde xhan

Sonte unë dua të kam pranë
Të pimë, me njëri-tjetrin, për dashurinë tonë të parë
Dua të rrimë kokë më kokë;
si dikur kur ishim më të mirët shokë; tash më shumë se shokë

Nga mendja e shpirti ynë për dashnin që kemi,
Do të dua t’jemi bashkë e së bashku të dëfrehemi…
Me drita e qirinj të ndezur flake, zjarr !
Së bashku unë-ti, për dashuri që kemi, dashuri pa karar

Se dashuria s’ka çmim , s’ka asgjë që të matet mbi dhe
Se dashuria jeton edhe kur të mos jemi më ne
Me erën e pranverës na flladit jona dashuri
Me gotat e verës që kemi, dua të ngrehim dolli !…

Bashkë me mua të jesh dhe ti E bardha, mjellma ime
Ti që vure zjarr zemrës sime
Si thuret gardhi me aq kujdes dhe dashuri
Le ta zgjojmë muzën dhe të thurim poezi

Ta ndrisim e ta rrisim n’ekstazë muzën e dashurinë platonike
Të vallëzojmë nën ritmin e këngës polifonike
Me kitarë, lahutë e çifteli
Po të mos ishim ne s’do ishte as kjo dashuri
As e jona histori

Pra, Dijeni pra, ju të gjithë:
Ku ka dashuri ka jetë.
Ku s’ka dashuri, njeriu para kohe vdesë;
Kjo është masa e dashurisë sonë, dashuri e vërtetë !…

Xh.H

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com