August 10, 2024

Një jetë në shërbim të dritës – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FETAH AJETI – ÇAUSHI
(1854-1950)
(Gjyshit tim)

Një jetë në shërbim të dritës

Të rralla janë rastet në histori që lindin
figura dhe shtylla që lëvizin tërë një epokë
edhe në rajane të skajshme dhe të vogla.
këto raste shërbejnë për të demonstruar
fuqi të papara refleksionesh me ngjyra
të ndijshme.
Fshati regjenerohet, qoftë nga vetëbesimi
që u jep një përfaqësues i tyre, qoftë nga
nga sukseset që vazhdohet të ecet, si
grumbull portretesh dhe si veprimtari galerish
pikturale në ndërgjegjen e kohës,
që bëhet edhe kohë e tyre dhe që cila është
pasqyrimi
edhe i mendjeve më të thjeshta.
Me këtë nxirret në shesh vetë madhështia e tyre.
Jeta e një plimi shpendësh, kur udhëtojnë
nga një pjesë e kontinentit që fillon e prishet
ekuilibri jetësor dhe kur shtrëngojnë
mengenetë e kohës e stinës,
përngjanë shumë me koordinatat e
përqëndrimet të shqiptarëve, dramave,
synimeve, filozofisë si për t‘i bërë ballë
momentit dhe realitetit historik.
Duke kuptuar se Perandoria osmane
kishte nën sundim këto vise,
ekzistonin edhe disa mundësi që të
bëhej dhe një mbijetesë, që mund
të parathoshte se edhe nën këtë masë
shtëllungash të reve të zeza, mund të
dëgjohej tik-taku i orës biologjike të
njeriut të këtij vendi.
Jeta e familjës së Fetah Ajetit-Çaushit,
por edhe jeta e familjeve të tjera,
edhe të fshatit të lindjes, Busavatë
e Dardanës (ish Kamenicë), por dhe
të vendit, qe e rëndë, me pak mundësi
jetë për së miri, sepse i tërë vendi
ishte shumë i pazhvilluar.
Një qiell prore i errët, një fushë prore
me tepër shumë mundime, por dhe jo
shumë përfitime nga punët në bujqësi
e blektori.
Ishte një luftë e përhershme me jetën,
me kushtet e stinët, me rrethanat
historike të pamundësisë së hapjes
së horizantit për t‘u ngritur cilësia
e jetës së tyre.
Një shtrëngesë e përhershme.
Një tingëllimë orë që parathoshte
kodrën para syve të tyre.
Një përplasje e errësirës e paqartësis
dhe sinqeritetit e dritës për të mirën
e përgjithshme.

Ato kohë dhe ato kujtime do t‘i kisha
sjellë këtu edhe me një krijim poetik,
që është vazhdimësi e krijimit epiko – lirik,
sipas traditës së krijimtarisë popullore
shqiptare:

PO NA SHKOJNË DIMNI E VERA

„ Po na shkojnë dimni e vera,
S‘po na ik malli nga dera,
Larg vendit tonë tue qindrue,
Nga lufta n‘luftë tue shkue,
Tue dek shpesh për të huej,
Pa iu dhimt hiç askuj,
Pos shyptarve që na kajnë,
Me lot t‘yne kur na lajnë,
Kur në vorr ata na lshojnë,
Kur një guri te kryet na vnojnë…
O mor shokë kurrë mos harroni,
Se n‘Shypni duhet t’shkoni,
Venin ma t’mirë ju ta neroni,
Se kush diq, ju ta kujtoni,
Ner familje o të kallxoni…
Kështu na tha shpesh Fetah Ajeti,
N‘zemrat tona o aj na meti…“

20.12.21
Busavatë – Dardanë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com