August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ai vjen pas festës

Kur turma të tëra po shkojnë në varreza,
me tufa në duar
E mbajnë ca fjalime ca njerëz dhjamosur,
patjetër të ftuar
Zbresin prej makinash e shohin përreth,
përse na kanë prure
E ndoshta lexojnë ca emra nder varret,
e bëra me gurë
E lotët ju bien në faqen e plotë ,
lavdi bacë lavdi
Ca lutje i thonë per Allah e Zot,
ca për perëndi
Shohin e nuk njohin as shokët e luftës,
me plagët me gjak
Nga larg përshëndesin komshiun e vjetër,
a lodhesh ndopak
Pastaj hipin gjithë në kerre të shtrenjtë,
me bythe në kolltuk
Sa mire qenka jeta me pushtet e famë,
me mjalt e suxhuk

Pastaj vjen një burrë me plisin mbi kokë,
përkulet ngadalë
E nis e këndon një këngë për trimat,
u thotë nga një fjalë
I prek që të gjithë me gishtat e vrarë,
në emër i fshan
Po mua pse plumb i armikut s’më mori,
o vëlla e xhan
Pse vetëm më latë që ti shoh me sy,
ca njerëz krekosur
Që nuk hodhën pushkë por bishtin përpjetë,
si dhi e zgjebosur
Pse më latë të vuaj me ëndërr çlirimi, përzumë hasmin tonë
Po nga njerëzit tanë kush do na çlirojë,
njëherë e gjithmonë

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com