Memorial i heshtur – Drita Haxhillari
Memorial i heshtur.
Në mjergull…në tymnajë,
diku..në merorien e strukur,
retorikë mister,në ç’do skaj,
monolog miks,pa u dukur.
Ish një kohë…si pranverë,
tani…në zemër akullnajë,
si rreze Dielli…ishe atëherë,
tani…s’di kujt i peshon faj.
Çekan-ndryshkur n’univers,
siluetë-zhdukur në errësirë,
hutuar n’dhëkryq,si për ters,
trafik dendur,pa vend të lirë.
Vrull mendimesh-uragan,
rend pas tyre,në etje-mall,
trysni që shpirti s’e mban,
çoroditje,si qenie e rrallë.
Zëri këlthet,kthehem n’vite,
pluhurosjen tej…e shkund,
oazë e trishtë e ç’do dite…
dehur…gotën ngre me fund.
Ti ishe ëngjëll si në përrallë,
unë një flutur krahë shkruar,
tani-imazh i kthyer në djall,
unë drit’ shpirti,e plotësuar !
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:25.01.2022