Të gjithë lumenjtë rrjedhin – Ilmi Cani
Të gjithë lumenjtë rrjedhin.
Rrjedhë e gjatë.
E pastër.
Turbullohen nga përrenjtë e thatë.
Rrjedhin lumenjtë rrjedhin;
Kristal që në burim.
Përgjatë;
E qashtër;
Pa përrenjtë e thatë.
Rrjedhin mendimet tona.
Diku bashkuar si dy drinat.
Të qashtër si mendimi i poetëve
Të oastër nga origjinat
Rrjedhin në jrtë të jetëve ;
Të kthjellët si kthjellinat.
Të gjithë lumenjtë rrjedhin
Tek ndizen përrenjtë e thstë pa burim.
Të thatët aluvione mbledhin;
Turbullirë poshtë lhmit në shtrim.
Trus poeti mendimet në shtrat kah rrjedhin
I rras në shtratin e vet, aluvionet që sjellin.
Lymin e përrenjve të thatë
E rras në shtratin e vet.
Se rrjedha është e gjatë.
De lumi rrjedh;
Në shtratin që bën vet.
Prap i qashtër shkon në deltë.
Pa turbullira kur është poet.
Poezia nuk rrjedh turbull.
E ka rrasë shtratin e vet.
Një natë të qetë nga unë
Ilmi Cani