August 3, 2024

Dua të puth qiellin! – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dua të puth qiellin!

Krahë te kem, të fluturoj!
Ahh,do të përqafoja retë!
Me ylberin do të bisedoj,
sa shum halle ka kjo jetë.

Dua të tretem në fantazi,
aty t’lundroj shpirti i vrarë.
Plagët të më puthë qielli,
le të thonë, është e marrë.

Jam bijë e tokës e di.
Me mish, gjakë e zgjuarsi.
Shpirtin ma thërret dielli,
se n’tokë po e djegë ferri.

Në tok shkruhet me gjakë!
E kemi t’gjth lakun n’qafë,
se drejtësia ka marrë flakë,
tymi po i del në çdo anë.

Dua të flasë me yjet,
t’ju tregoj jetën tonë.
Ta përqafoj hanën fort
e ndihmë ti kërkojë.

Dua të flatëroj lart në qiell
e tokën nënë ta vështrojë.
Ndoshta mir, nga atje lart,
ç’po ndodh, do ta kuptojë.

E nga atje të ulërasë,
të qaj, o të mbytem në gazë
Të vërteten botës t’ja plasë e të ujdisem me qiellin më pas.

Ti lutem,që shurdhi të dëgjojë
e më budallai të kuptojë.
Të bëj memecin të flasë
e mashtrimit ti thojë mjaftë .!

Në kët botë të epshit,
të mashtrimit e marrëzizë,
që në shekuj i vun frena dashurisë.
Dua të puth qiellin, me epshin e lirisë.

Albina Ceka autore
10/02/2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com