August 7, 2024

Po vjen mesi i Dimrit. Sonte ose nesërmbrëma – Ilmi Cani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Po vjen mesi i Dimrit. Sonte ose nesërmbrëma.
E festonim. Zienim misër e groshë bashkë, me këmbët e viçit; ruajtur prej kohësh vetëm këtë rast.
Mblidheshim të gjithë.
Kur shtrohej sofra, atë getesë e derdhnin pjesërisht në sofër. Në shenjë për shtimin e bereqetit. Se po thyhej në mes dimri. Dukej si festë pagane, por bart’ te gëzimin e kthimit të diellit kah vera.
Sonte do ketë qenë ajo darkë që mblidhi; gjyshërit, prindërit. Nëna kish qenë pak me behan. Pas darkësh, mblidhen burrat e dheut në odë. Zjarri në oxhak, gurgullonte e burrst ndërronin duhan.
Suferina frynte e shfrynte. Sillte fjuriza bore kushedi se kah. Ndofta andej kah Siberia. Aq i ftohtë qe ai dimër. Si në tajgë.
Gjyshja me nënën, nga oda tjetër, përpiqeshin pranë zjarrit. Të dyja prisnin. Nëna priste mes dhimbjesh.

Burrat në konak, ndërronin duhan e bënin muhabet
Për të ftohtin që se kishin parë
Kah vjet.
Për dimra të shkuar e dimrat wë vijnë.
Për limdje e vdekje
Që kohës s’ia dijnë.
I mbushën prap llullat.
I zbrazën i mbushën përsëri.
Në bisedën për brezat që vijnë.
Në bisedat, që duhet më shumë dashuri që dimrat ngrohshëm, të ndrijnë.

I mbushën llullat. I ndezën prap.
E kthyen bisedën që jeta nuk bëhet zap.
E kthyen bisedën me këngën e rapsodëve.
Me këngën që nuk vdes
Për dashurinë e botëve.

Kështu; atë natë të ftohtë janari;
Gjyshja maami , ngrohte pelenat te zjarri.
Të mos ftohej ai farë djali.
U ndez konaku.
Të gjithë morën pushkët si në kushtrim.
Si në kushtrim, krismat gjëmuan;
Hareshëm mes thëllimit
Qenë krismat e gëzimit.
Vraponte era e ftohtë në kulm të gëzimit;
Përcillte bateretë; gëzueshëm.për frymorin;
Shtuar njerëzimit.
Për frymorin që këndoi me të qara.
Tjetër këngë;
S’ish ndier më përpara.

Isha unë kënga në atë kërthizë dimrit
Wë ngrohte konakun.
Që ndizte zjarrin e gëzimit.
Hajde ILMI; Ta ndezim di atë herë!
Që ciknën zharritëse;
Ts kthejmë në pranverë.
Në të gdhirë, do dëgjoni;
Të qarat e mija pa lotë
Të qara.
Ashtu nis kjo botë.
Ashtu nis e mbyllet me lotë.

Kjo në të gdhirë
Për ta ndier se jeta është kaq e mirë.
Kisha qarë pa lotë në të gdhirë.
Përlotja të is një dobësi e mirë.

Natën e mirë miq!
Kockat më kërkojnë të prehem.
Të prehem a dëfrehem?!
Dëfrimi i.pari.
Pastaj s’ dij da prehem.
Ilmi Cani ; nesër 63.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com