Stinët e shpirtit – Xheni Tafili
Stinët e shpirtit
Pranverën sille me corapet e qëndisura.
Përqeshe hënën përmbi mal.
Përzgjedhi barcet më të stisura,
pas qelqeve shihemi… me sa mall.
Në stinën më lakuriqe të vitit,
me pjesëza metalike muzgun godit.
Mos ma zbeh zmaltin e shpirtit,
pas qelqit gudulisëm, pastaj thërrit.
Idhëtinë e kësaj mbrëmje,
mblidhe me ëmbëlsi zemra ime.
Të vetmet ndyshesa të pandryshueshme,
në udhën e jetës ritrazojnë kujtime.
Shënimet e panjohura mbi letra,
shkruaj të rregullta në morfologji,
pastaj lëri tek këpucët e vjetra,
bardhësinë e humbur ta gjejnë përsëri.
Një pozë vetëtimash në diell,
me hiçin gri të universit trazo,
ndërmjet yjesh, trendafilat mbështjell,
stinët më kapriçoze të shpirtit… dashuro!