Testamenti – Sevdail Hyseni
Satirike
TESTAMENTI
Plaku i kërrusur në luftë me halle,
S’jetonte si dikur me ideale…
Ndonëse përballë jetës sfiduese
Tre djem i rriti i bëri me nuse!
Nuk ndihej mirë tani në pleqëri,
Filloi të ankohej në fëmijët e tij!
Për një përkujdesje më me dinjitet,
I thirri djemtë dhe rejat n’kuvend!
Kur të vdes një ditë me siguri,
Do t’keni dhurata të dashurit e mi!
Një kapital që s’e imagjinoni,
Edhe pas vdekjes do t’më kujtoni!
Fëmijët u gëzuan nga ky premtim,
Ngarendën te baba të gjithë në shërbim!
Pas disa vitesh me plot lezet,
Plaku u shtri për të ndërruar jetë!
Nxori nga goja fjalët më të mira:
– Nën dardhë e keni qypin me lira!
Pasi e varrosën krejt sipas adetit,
Vajtën te dardha n’vend të Amanetit!
I nxorën lopatat ç’të shohin me sy,
Në qyp e gjetën vetëm një bri!
Një bri bualli me rrathë shumë,
Që askujt s’i hynte në punë!
Shikojnë brenda mos fshihej sekreti,
Gjetën një letër në formë Testamenti!
– Kush mundohet për fëmijë,
I hyftë n’bythë çeky bri!
Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)