August 5, 2024

Trishtim i një qyteti – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TRISHTIM I NJË QYTETI

Eh Mitovica loce!…
Loce s’je më.
Bijtë çdo ditë po marrin arratinë;
Ato lule që çeli fryma jote,
Dita- ditës po mbyllin synë.

Po mbetesh si dorashka ime
Zhveshur nga murlani cingërimë;
Mbeti dashuri e amëshuar,
E fundmit, nga dheu, psheretimë.
Më pak bij matanë Ibrit,
Pleqëria bastunin rreh si i Shenjti Moisi;
Dugajave pasqyrat shurdhuar,
Në gjumë treten, si yjet në gjithësi.

Ibri mbushur me lëtyrë,
Tendat nër kataraktë verbimi;
Çarshia lyer me gjak
S’të josh asgjë rrugëve nga trishtimi.

Eh ç’më mori malli për një trëndafile,
Ta këpus tek Kroi Vitakut,
Me tamblin e dheut të unjem pambarim;
Por një turrë e ndezur shkajane,
Ma ktheu Migjenin
Zgjuar kësaj ane.

Si një Esef, u hedh misër Pëllumbave të Halitit
Nën strehën e djegur të Belegut;
Një çast dhimbje hoqa prej vedit
E vesha lakuriqsinë e lum-Bregut.

M’u dhimbe shumë, Mitrovica-Loke
Në këtë fillim shekulli.
Te Rozafa mora gjirin e dhimbjes,
Të gushova me krahët e mi;
S’dua nanë Loke,
Kurrë s’dua
Të lë të tretesh nën hajni.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com