August 6, 2024

Kish bërë një krim të rëndë – Ilmi Cani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kish bërë një krim të rëndë.
Se kish vrarë një grua.
Pa asnjë pendesë, prej krimit u largua.

Iku përtej krimit.
U fsheh njëzet vjetë.

Njëzetë vjetë; u dënua në mungesë
Njëzetë vjetë;
Luftoi të mos vdesë.
Njëzetë vjetë
Heremit pa dashurinë;
Në mendimin sublim ;
Për të ngritur njerinë.
Iku larg krimit.
Iku pa pendesë.
Që dashuria;
Të rrojë e të mos vdesë.

Plot njëzet vjetë;
Baraz me dënimin;
Iu shmang krimit për të shmangur krimin.
Se kish vrarë një grua;
Në çast çdokush vret.
Gruan që deshi mbi veten e vet.

Ai e vrau e pagoi me jetë
Njëzetë vjetë e qau.
Ah! Lot i shkretë!
U përlot shungullueshëm;
Pranë varrit të viktimës në kthim.
Se loti; se dashuria;
Është dhe s’ është krim.

Kishin ikur njëzetë vjetë,
Jetë pa kthim.
Ishin djegur;
Gjithë letrat,
Që shkruanin për një krim.
Në shpirt si ish djegur
Mendimi sublim.
Ish bërë burrë.
Kish larë duart me çdo krim.
Kurrë nuk i lau duartë me dashurinë;
Me luftën sublime të ngrejë njerinë.
Të ngrejë vetveten përmbi gjithçka ish.
Që për dashurinë;
Vrasje të mos kish.

Asnjë bangë e drejtësisë njerëzore;
S’ mundi ta dënojë atë njeri.
Drejtësia njerëzore;
Mizore.

Pa asnjë vendim ligji;
Ish vetëdënuar.
Drejtësinë e të vetmit Zot, kish kërkuar.
Se përralla që ju them, e ka një sublim.
Se ka një krim.
Ka dhe një ndëshkim
Vetmohimi, është i vetmi krim.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com