“Ndihmë” – Shkruhej në sytë e saj – Asllan Miftari
“Ndihmë” – Shkruhej në sytë e saj
E shtriu dorën një nënë, si shumë nëna e shtriu
E shtriu…! – E pashë me sytë e mi
Mbështjellë me një perçe të vjetër, të hollë
Foshnjën e saj të mitur mbante në gji !
Në pllaka të gurta ulur rrinte e lutej
Lutej..! – Dorën shtrinte e qante si fëmijë
Me zë të mbytur belbëzonte..,lotonte…
Në keni mëshirë..! – Pak ushqim për këtë fëmijë !
Ndihmë lutej, kush kalonte aty pranë
Dhe vërtetë ndihmë shkruhej, po ta lexoje në sy
Uria dhe i ftohti i acartë ngrirë e kishin
Ngrirë duar…,fytyrë e buzë i kishte nxi !
Ndihmë përshpëriste e zëri sa vinte e ikte
Lutem ndihmë për këtë fëmijë
Thua e rëndë veç për mua jeta…?!
Vallë veç për mua ky mjerim e fat i zi…?!
Ndihmë e lash duke belbëzuar e lotuar
Ndihmë lutem për këtë fëmijë
Lutej kush kalonte e sytë mbante nga qielli
Ndihmë dhe për mua, në ka Perendi !
.
Copyright@Asllan Miftari