Mbijetesë e bukur – Namik Selmani
Mbijetesë e bukur
Ballë dhimbjes
kujtoje një det mençurie
Se të mbysnin
ziliqarët e tribunarët mburravecë.
Ti ecje
dhe ecën me ritmin e një turbine.
Pa u lodhur
nga gurët e shtigjeve që t’i vunë si ferrë.
Një jetë
i kërkove ndihmë shpirit të nënës
Si një curril kroi
për udhën e re e të pashkelur.
Duhej
një çelës të mos jetoje vetëm mes ëndrrës.
Që të fshije
pikën e lotit në qerpikë të mbledhur.
Në ditë
pa diell u bëre për veten udhërrëfyese e saktë.
Se retë
donin ta sterronin qiellin e paanë e të kaltër.
Kur bota
fliste për mjerime, për luftë e për plagë
Ti ishe
kapitene e fortë që ndrije errësirën e natës.
E t’u desh
që vetë t’i mësoje jetës sa e sa të fshehta.
Po jo
si babagjyshët me bastunë, me kollë e me thinja.
Ti ishe
vetë fitimtarja pa humbje që fitoje beteja.
Duke mbetur e palodhur dhe e gatshme për të tjera sfida.
Dhe
s’kërkove kurrë kurora dafine në flokët e bukur.
As
medalje të qëndisura nëpër studiot moderne.
Sytë
e qeshur të fëmijëve ishin dhurata më e lumtur.
Që
duken si shatërvanë të stërkaluar dhe përtej reve