Në Alepo – Muça Vladimir
Në Alepo
(Dhe sot në Ukrahinë)
Toka dhe baroti
Rrugëve janë më të ashpër,
Me gjak fëmijësh përzier.
Zhurmë e shpërthimëve,
Të qarat e foshjave
Përplasen bindonvilëve me vetëtimë.
Mbi mure të rrëzuar
Frymarrje të thyera
Dhe një kukull e shqyer mbi murë.
Mbi këtë qytet,
Në emër të asgjësë
Vdekja mbolli vrima
Me gozhdët e sajë.
Kaq larg e kaq afër,
Në sytë e mijë
Këto vrima
Po nga ato gozhdë janë.
Çdo natë sytë më mbetën atje
Si dy gurë të tymosur,
Si oaz i shterrur në shkretëtirë,
Si buka mbi gjurin e të uriturit,
Si zëra të thëna
Nga një gjuhë e shterrur,
Si fjalë e shkruar
nga një dorë
e prerë.
RIKTHIMI NË LIBOHOVË
Më përshëndesin zogjt e gjethëve
Të rrapit shekullorë,
Dhe shkurret erëmuese në rrugë;
Më përshëndesin vreshtat rradhë nën diell
Kur vi tek ty Libohovë.
Të përshëndes rrugë kthesare,
Ty Suhë e virgjër,
E ju kodra ku koha pezull mbet.
Ju përshëndes o Saraje të Kahmoçme…
Dhe ju fytyra të paqta,
Pasditëve të zjarrta,
Thyer si qelq.
Një pyetje më zgjohet,
Më godet në sy:
Ku jeni?
Pse ikët nga kjo parajsë
O dajot e mijë?!…
PLEPI I EGËR
Tek fushë e vjetër lagjes Erzen
Bleron çdo vit argjend,
Ëndërrat zënë e zgjohen
Saherë më vjen ndërmend.
Shumë fjalë shkrova
Rreth trungut për kujtim;
Gjithnjë më gjindej strehë
Në gaz e hidhërim.
U rrita,u nisa herët
Një ditë nëpër terr,
Por sytë para nisjes
I mbylla mënjëherë.
Ndjeva si dridheshin degët,
Dëgjoj, ata më ftojnë:
Tek unë shtegtar i gjorë
Qetësinë do e kërkojsh.
M’i thau thëllimi faqet
Fushimit në Gropë Mal,
M’a flaku shqota çadrën
S’arrita dot ta marr.
Jam larg nga Fushë e vjetër,
Nga Plep i Egër tashti,
Ndjej thellë veç një thirrje:
– Tek unë gjen prehje Ti!…
1969