Në shtatë tokat…! – Mustafë Krasniqi
Shkruan: Mustafë Krasniqi
.
NË SHTATË TOKAT…!
Kur hallet më vlonin për kokë
Në qoshin tënd rrija i heshtur
Më frymëzonte aroma e jote
Dheu më jepte fuqi!
Sikur ndërroj moti për mot të ligë
Hija më ndoqi e ma vrau dëshirën
Sa s’pëlcita nga dhimbja e shputave
që më ndoqën në shtatë tokë tjera!
E sot për kohë të dreqtë
Ha edhe fiqa, mollë pa erë
I afrohem lules e hidhur më vjen
Prapë hija qesh me mua
Më kafshon deri në palc!
Mundohem ta puthë lulen
Therë në shpirt më bëhet
Kur kujtoj kullën time
I përplasur dheut të huaj
Kafshoj gjuhën me plot gabime.
Gjuha e gjakut tim, e ëmbla gjuhë
Po belbëzohet, kulla ime
Shtatë tokat po gëzohen
Më duan pa gjuhën time!
O zot, ma kthe gjuhën
Mos ma përmbys kullën
Me djepa thatë!