Thonim – Ibrahim Abedini
Thonim
Se një ditë do kthehemi në folenë e vjetër
Dhe mendimi këmbëngulte se,
Jo më shumë se pas pesë vitesh!
Siduket,
koha i kthente thëniet në të pavërteta
Aq shumë, sa as mali s´do t´i mbante.
Iu përshtatën botës gënjesshtare…
Dhe ikja shpëtoj,
mori nofkën, shpërngulje…
Premtimi u përsërit në vetvete
Si ditët që i përsëriten javës
Nuk i lam shteg,
Iu vërsulëm si stinët vitit
Që me patjetër i kthehen rrotullimit…
Vetja i bënte qejfin vetes,
Gëzohej si Marsi në pranverë
Dhe jo më rrallë
Na kujtohej se,
”shpresa na mbante gjallë”…
Shpirtit i këputen fijet
sa më shumë që peri zgjatet.
Vuajtjet e viteve zbulohen më mirë
Ne trupin e një lisi të prerë…
Megjithatë ne vazhduam të shpresojmë
Për një dashuri tjetër
Duke pështyrë në bunarin e vjetër.
Me shpirt të prekur
S´harruam të themi, do kthehemi,
Pa sikur edhe të vdekur…
Poeti Strugan(I.A)
Prill/2022