August 3, 2024

Tavolina e goditur – Fadil Abazi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TAVOLINA E GODITUR

ishte aty tavolina
qe e goditën me grushte
thyen gotat në vend që t’cakrrohen
punët shkuan keq e më keq
edhe më shumë grushta
grusht e mbi grusht
ngushtë e me ngushtë.

Nxehen gjakrat ngrehën armët
e thyen shpatat
Nga fjala që krisi
rrodhi gjak e shpërthime
lufta u ndez me shumë zjarr
për një ego të njeriut
e të mos shuhej kurrë
njerzit pa bukë pa ujë pa batanije
fëmijëve u vdisnin ëndrrat çdo ditë
se jau kishin vrarë lodrat
një ditë paqja do të vij
nëse e shpëtojmë pëllumbin e bardhë
nga kjo luftë që po shfaros sojin njerzor

prap tavolina ishte aty
jo për ta goditur
por për tu goditur për paqën
Një laps një letër
asgjë tjetër
egot kishin rënë
thyer si vazo kristali

qielli hirtë një burim vdekje
dhe një pëllumb i bardhë

Fadil ABAZI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com