August 3, 2024

Ti, asgjë s’po më thua – Petro L. Sotta

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TI ASGJË, S’PO MË THUA

Disa vite, s’të kisha parë,
Shumë e bukur, dukesh sot,
Sytë të ndrijnë, si qelibar,
Në tjetër vajzë s’i gjen dot…

Ashtu i kishje dhe qerpikët,
Si një bisht, të zi pëllumbi,
Për çudi, s’më ra të fikët,
Moj e mira, të marrtë lumi…

Se m’u shfaqe, sot pa pritur,
Po pse vallë, në këtë stinë,
Buzët mjaltë, të ishin ngjitur,
Sikur kishin, ngrënë qershinë…

Por si kokrrat e qershisë,
Aty në gjoks, sa s’po të binin,
E nën bluzë, mbuluar dy sisë,
Përpjet majat, po të rrinin…

Kur të pashë, pak i habitur,
E çuditur, vërtetë m’u duke,
Përmbi vetull, cullufja zbritur,
Moj flokë verdha, pa balluke…

S’kishe harruar, ç’të kisha thënë,
Por përgjigjen, nuk ma dhe,
Më kujtohet, sikur qe mbrëmë,
Kur larg shkove, e këtu më le…

S’është çudi, që u pamë tani,
Dhe pse vite, kaluar kanë,
Thellë në shpirt, fshehur më rri,
Dridhet zemra, si një këmbanë…

Që të dy, e kishim një mall,
Mallin gjithë, në shpirt e tretëm,
Mos duhej të vinte, kjo ditë vallë,
Që njëri – tjetrin tani e gjetëm…?

S’është më ëndërr, kjo që duam,
Mos i mbaj, ti ndjenjat fshehur,
Atëhere ndoshta, s’u kuptuam,
Për ti sonte, më paske dehur…

Si një i dehur, te shoh kështu,
Mbi gjoksin tënd, të mbytem dua,
Dhe per nishanin, përmbi gju,
Ndërsa ti, asgjë s’po më thua.

Petro L. Sota. 17 qershor 2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com