Nëna e vetmuar – Besa Januzi-Rexhepi
Titulli: Nëna e vetmuar
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Data: 1 korrik 2022
S’kalon dita, s’kalon nata
S’kam menduar se do mbesi vet,
Sa e madhe u bë shtëpia,
Më ikën fëmijët në gurbet.
Herë në derë, herë në dritare
Nganjëherë oborri nuk më nxe,
Eja bijë ulu këtu me mua,
S’kam me kend ta qaj hallin.
Sa vështirë e kam moj bijë
Edhe lotët mu kanë shterrur,
Sa e zbrazët është shtëpia,
Do na ikë e tërë rinia.
Kam shumë halle e mërzi
Si ta kaloj vet këtë pleqëri,
Nganjëherë harroj vetveten,
Veq rinia të rrij në vend të vetin.
U bë modë me ikë nga shtëpia
Pleqët e ngrat mbesin te shtëpia,
Në këtë moshë të pleqërisë,
Rritën nipat pa i pa fare me sy.
Shpesh po flas më zogjët e malit
Mos mi keni pa bijët e mij,
A kanë ndërmend me ardh naj ditë,
Se nënë lokja është tu ju pritë.
S’po qaj nëna nga mërzia
Por nga malli e dashuria,
Këthehuni o bijët e mij,
Edhe njëherë dua t’ju shoh.
Zemra e nënës nuk rreh njësoj
Lotët nënës ju kanë tha,
Malli për ju më mbyti,
Ndoshta do më gjeni gjall.