Buzë liqenit – Xhevat I. Prebreza
BUZË LIQENIT
Shetis i vetëm me hijen time
flas në heshtje
për një çast u ndala tek stoli
te ai stol ku takoheshim
mu duk se je afër meje.
Valet e lehta më shoqëronin
ma sollën një erë jargovani
sa herë kaloj këtë rrugë
kujtimet më kthejnë aty ku e nisem.
Mjellmat rrin mbi varken e prishur
varkën që ne lundronim
kur liqeni ishte në qetësi.
Buzë liqenit shetis
në mendje shfletoj vargjet
ato vargje kur në varken e dashurisë
duke ti thurrur poezit na zinte
prarimi i diellit.
Fillova të lëvizi ngadal
koka më mbeti tek varka
brenda saj uji kishte zënë vend
e mjellmat ishin lidhur njëra me tjetrën
sikur ne dikur.
Mbrëmja erdhi dhe fletët e kuqrremta
vjeshta kishte filluar ti tund
zogjët lart në qiell
kishin marrë rrugët e shtegtimit
ti morre rrugë tjetër,
atë të pakthimit!
Xhevat I. Prebreza 01.07.2022, Shën Gjin