Ti puth me ngashërim ato sytë e tua – Floriri Z Petra
TI PUTH ME NGASHËRIM
ATO SYTË E TUA…
Ngela duke pritur,
O zemër e shpirtit tim,
Kësaj pranvere të vonuar..!!
Nuk mundem të vij aty
kësaj stine jemi të ngujuar..
Malli më djeg për ty
si prushi në mangall, qëndruar
Të gjithë jemi të izoluar
kësaj pranvere të pa parë
Coronavirusi, një epidemi
gjithë globit, rrugën ka marrë..
O shpirti im ndjesuar
nuk dua tu harroj
Dhe sikur Zoti të më ndaloj
unë do të vij t’ju takoj..
Gjithmonë ke për të qënë,
pranë meje o yll bukuri
si një zonjë e rrallë
spërkatur, me kristale dashuri..
Tu puth atëhere, ato buzë
kur natës së errët për mua
zgjuar kanë qëndruar
digjen si shpuzë..
Kur jemi larg, ti s’do më ndalosh
Erdhur mes ëndrës, do më përqafosh
Tjetër çfarë do kërkosh
prej meje, o lulja e sapo çelur,
muajt Prill apo proto Maj..!?
Tek çerdhja jote e vjetër
kam për të erdhur, këtë vit
frymën do ta ndal.
Degëve të shpirtit të këndoj
si zogu më i bukur, bilbil..
Stinën e pranverës,
erdhur pak e trishtë
nga shpirti yt do ta ndaj
ti fal mrekullitë,
….afshin e dashurisë pastaj..
Si flutur krahë ngarkuar
vjen nga kopështi dashuri..
Gjoksit ulesh, ndjen kënaqsi
tek sa shkruaj vargje, për ty
aromën e polenit lëshon
Si bleta puntore në zgjua,
mjaltin prodhon.
Nuk harroj aty në ballë
ku bashkohen në një pikë
dy harqe parabolë,
vetullat e holla moj vashë.
Të puth me ngashërim
o shpirt i bukur, ti qëndro e lirë..
Aty në vëndin tim..!!
Mos u mundo të lëvizësh,
kësaj stine të vështirë
Coronovirusi, moshën tuaj e kap
Të lutem, dëgjoma këtë, fjalë..!?
Floriri Z Petra
New Jersey, USA
March 22nd, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar..