August 4, 2024

Nje puthje..,tek përralli…! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJË PUTHJE …,TEK PËRRALLI..!

Nje puthje të vodha dikur, ndanë udhës, pranë një përralli ,
Gjithë zjarr djaloshar,trupin e brishtë ëmbël, ta pushtova ,
Për prrushbuzën tënde, më kish marrë shumë malli ,
Si prush e si flakë gjithë zjarr djaloshar veç ty të dashuroja .!

Ti putha dhe sytë e bukur dhe rrahjet e zemrës ti dëgjoja aqë pranë.
Flokët e gjatë ,si flokë zanash ,gjoksin tim krejt ma mbuluan.
Gjoksi vajzëror të dridhej e nga kraharori të doli
një e ëmbël ofshamë !
Mjalti i prushbuzës dhe aroma e gushës mallin,
prapë s’ma shuan !

Qëndruam pakë çaste te përqafuar gjithë bota,
ishte tek ai përqafim.
Dhe prralli,krahët hapi e na mbuloi,një zog ndali
aty pranë,duke cicëruar.
Bashkuam buzët,rrahjet e zemrës,e pakë çaste kaluam në harrim!
Koha kishte ndalur,ishim vetëm ne të dy edhe prralli,marrëzisht të dashuruar !!

Ecëm në rrugë përdore,puthja nën përrall, na kishte ndezur flakë.
“Askush s’na pa e dashur të thashë.,se kush do ta shihte atë puthje,në atë rrugë mali ?
Buzeqeshe ëmbël, përskuqur si lulekuqegjakë.
Jo më the gabohesh dikush na ka parë,na ka parë Pralli !!

Miljona puthje,një jete të terë,njeri tjetrit i kemi rrëmbyer ,
Miljona puthje do të vijnë ,sa të kemi frymë ,se kurrë,nuk shuhet malli,
Veç kurrë s’do të harrohet ,ajo puthje,e zjarrtë,
prrush,e mjatë,e përkryer..,
Puthja aty ndanë rrugës së ngushtë,kur isha njëzetë vjeçar,aty tek përralli !!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com