August 7, 2024

Fllad (Fshatit tim, Drashovicës) -Hiqmet Mehmetaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nga Hiqmet Mehmetaj

FLLAD

– Fshatit tim, Drashovicës –

Nga yjet e gjithësisë,
Veç një yll në shpirt mē ndrin,
Është Yll’ i zemrës sime
Që më fshin çdo ëndērrim.

Është ylli i mēngjesit
Që hap ditën në pranverë,
Është fllad i Drashovicës
Dritë e syrit që më çel.

Kodrat veshur me ullinj
M’i zgjojnë ëndrrat e natës,
Si hojà rruazash qëndrojnë
Mbi ballin e ndritur të vashës.

Ndërsa rrepet shekullorë
Ftojnë bagētinë në hije,
Prehen zile e kēmborë
Nëpër tinguj sinfonie .

Lum’ i kaltēr dergjet verës
E ngadalë më fut një zjarr,
Fëshfërin puhizë e erës
Val’ e butë shtrohet mbi zall.

Vala këngë e valëzuar
Ëmbël pëshpērit ca fjalë,
Kthjellon zemrën e trazuar
E më ledhaton me mall.

Vashëzat e lehta pendë
Si rrallë shtojnë bukurinë,
Te burimi çuçurisin
Djemtë rreth e qark u vijnë.

Tok me ujēt e burimit
Meskëputurit si yje,
U lypin nga guri i gjirit
Pakëz ujë perëndie

Tinguj zëmre , tinguj vale
Derdhin gaz në shpirtin tim,
Kjo iso, ky fllad Shushice
Më sjell larg fëmijërinë !

Hiqmet Mehmetaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com