Një trëndafil në bregdet – Astrit Bulla
NJË TRËNDAFIL NË BREGDET
Në breg të detit mbiu një ditë, një trëndafil,
ujitej vetë,nuk donte ujë, kishte ujë deti…
çdo ditë pranë tij këndonte ëmbël një bilbil,
dëgjonte këngë, në verë dhe dimër, po aty mbeti..
Dashuri, puthje pafund përjetoi,u gëzua,
përjetoi stuhi, pa skena dhune, pa shumë…
përkulej ndonjëherë, por kurrë nuk u dorëzua,
natën bënte roje dhe kurrë s’fjeti gjumë…
Sa herë kaloja pranë tij,unë e përshëndesja,
në krosin e perhershëm që bëja çdo ditë…
ashtu të paepur, të lagur shumë nga vesa,
e përkëdhelja me sy dhe më shkëlqenin sytë…
Edhe sot pas kaq vitesh ikur larg, mërguar,
kur e shoh, më duket sikur diçka më flet…
petalet lëviz, ndoshta diçka është duke shkruar,
ndoshta për shpinë kthyerjen, ky trëndafil në bregdet…
TITI…