Sytë e dashurisë – Astrit Bulla
SYTË E DASHURISË
Përballë dritares sime, dy sy vezullonin,
ata sy ngjyrë deti, çdo ditë i shikoja,
fytyrës që i mbante shkëlqim i përçonin,
m’a përçonin edhe mua, kur andej kaloja…
Imagjinoja ata sy pranë meje, fare pranë,
për ta u ula dhe shkruajta një poezi,
lexoja poezinë dhe shihja matanë,
prisja që t’i shihja në dritaren përkarshi…
Doli në dritare, më pyeti ç’po lexoja,
me ndrojtje i thashë: – Kam shkruar poezi,
më kërkoi nëse mundej t’a lexonte t’i lejoja,
pranova, i’a dhashë me dëshirë si djalë i ri…
Poezinë e shkruar, në vargje, për sytë
i’a dhashë dy syve që shkëlqenin,
ajo bukuri nuk kishte një të dytë,
zëri po më dridhej, duart vend nuk gjenin…
E mori poezinë, shkruar në jë fletore,
si një flutur e bukur u largua vërtik,
ishte një muzg i një dite verore,
ndjenjat m’u ngacmuan, tashmë më kishte mik…
Të nesërmen u shfaq me fletore në dorë,
-Dashuria nuk qëndron e ndrydhyr në vargje, tha komshija,
– Ajo qëndron në sytë e autorit,
E kishte kopjuar nga poezia…
TITI…