Pranvera troket në dyer të mbyllura – Nezi Plaku-Velaj
Pranvera troket në dyer të mbyllura
Kurrë nuk e ndjeva pranverën të endet prapa xhamave të djersitura,
As shkëlqimin e diellit se kam parë asnjëherë me dylbi,
Hapsirat si kam parë në distanca të largëta, të pa prekura,
Fantazma e vdekjes si një ëndër e mallkuar më është futur në gji.
As veten se kam parë të ngujuar brënda dyerve të hekurta,
Freskinë s’e ndjeva të më përkëdhelë duke ecur në fladin mëngjezor,
Pravera ka trokitur këtë herë në dyert tona të mbyllura,
Dita kuis nga ekstaza e një pranvere të trëmbur nga një baloz i zi.
Të ngujuar brënda nën masa të rrepta sigurie,
Telefoni u lodh së ankuari, vetëm se s’ka gojë të flasë,
Shqetësimet rendin ditë pas dite në ëndrrat e tretura,
Në kërkim të një kandili, që të ngjallë pak shpresë në shpirt.
Përcjell ditët duke larë duart, fytyrën, duke u parë në pasqyrë
Shikoj çdo ditë një rrudhë më tepër, më shtohet edhe një thinjë,
Flas me vete, çfar po ndodh? Më duket mua, apo mos jam çmëndur?
Mbledh veten, shkruaj poezinë time, lexoj, kaloj ditën në bisedë me familjen.
Kam jetuar komunizmin me pranga në ëndrra, por jo në hapësirë,
A thua të destinuar jemi, gjithë jetën të izoluar të jetojmë?
Imagjinata harliset e trembur në shtegtime të largta, si flutra bredharake,
Si piratët që braktisin anijet në brigje, dhe bredhin zbathur nëpër shkretëtirë
Të kujtohemi o njerëz, të lusim Zotin të ngrejmë duart lart nga qielli,
Të shpresojmë që Zoti të na dëgjojë dhe të pranojë lutjen tonë,
T’i lutemi, t’i mëshirojë krijesat e tij, t’i shpëtoj nga kjo kuçedër,
Të largojë trishtimin, frikën që ka gllabëruar kobshëm shpirtrat
Dhe po i vret pa mëshirë, në këtë rruzullit tokësor.
Copyright@Nezi Plaku Velaj
Tiranë 16. 03. 2020