August 9, 2024

Zonjat e ‘Mëdha’ – Kujtim Hajdari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ZONJAT E “MËDHA”

Nuk di si ndodha një mbrëmje,

Mes zonjave të “mëdha” rrethuar,

Flisnin e flisnin me aq shumë ëndje,

Pa lënë radhë shoqes, papushuar.

Lëkura ishte shtruar si me hekur,

Nga kremërat të vrisnin sytë,

Parrukierja sado të ish perpjekur,

Më mirë s’do të bënte një të dytë.

Botën përgojuan mbarë e prapë,

Bën shënjtorë e bën majmunë,

Saqë fillova të ndjej shumë vapë,

E bula djerse filluan tek unë.

Çfarë ke, më pyetën, je mërzitur?

Jo, gënjeva, për të mos i ofenduar,

Po në shpirtin tim padurimi qe rritur,

Dhe mërzia pothuajse kulmuar.

U thashë zonjave se m’u kujtua pranvera,

Dhe më mori malli, si kurrë ndonjëherë,

Një degë mimoze me lule, aromë,

Ta këpusja të freskët, të njomë.

Mushkëritë të mbushja me ajër të pastër

Dhe sytë me rreze dielli e lule pranvere,

Ballin të freskoja me vesën e mëngjesit,

E të dëgjoja në agim këngën e këndezit.

(Nga libri “Emri i bukur dashuri”)

KUJTIM HAJDARI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com