August 3, 2024

Tradhëti – Suzana Alimani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TRADHETI

Në gjoks më rëndonte legjenda
tre emra më rrihnin në tëmtha
përballë më shfaqej kështjella,
tre bija, tre gra, tre nëna

I padukshëm, i mjegullt armiku
(në jetë k’shtu ndodh gjithsesi,
të dhëmb më shumë plagë e mikut
që fort shtrëngoje në gji)

Kalaja e heshtur, e ngurtë
e mykur më shfaqet kujtimit,
nje dorë, një këmbë, një gjoks,
ca klithma rrëqethëse jetimi.

Tre burra të besës u lidhën
bedenave të ngurta një ditë
ku tokë e qiell bashkohen,
ku retë përkëdhelin frëngjitë.

Ç’thëllim u hyri mes flokësh,
ç’mënxyrë në veshë shushuroi,
ç”mallkim e treti betimin,
ç’tradhëti ne zemër pjumboi?!

Në tre u betuan mbi gurin,
në tre u betuan në zjarrë,
në tre u betuan për vatrën,
por një ne quajtëm shqiptarë…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com