August 10, 2024

Bregut të detit – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

^^^ BREGUT TË DETIT***

Sot paske dalë…!!
Ecën me hapin e lehtë,
sikur vallzon
mbi të kaltërat valë..
Vijnë bregut, valëzat me zhurmë,
rërës lëshojnë, harqe me shkumë
E shkujdesur shëtit,, bregu të largët
deti me dallgë, të ka pëlqyer
kur ishe ende fëmijë..
O zemër e dashur, në vite
ngelesh, mike e rrallë..!!
Kokë ulur valëzat vështron
dukesh vështruar, diçka kërkon
Eh, të jenë fjalë, me to bisedon
kur dalin shpirtit, lenë një jehon
si pasthirmë, kur flet në telefon
Del atij bregu herët në mëngjes
valët së largu,vijnë natyrshëm
më lehtësi ju buzëqesh
këmbëve zbathur përplasen
Sikur sjellin nga thellësia
një thesar me fjalë..
Ti ecën ngadalë sa nuk sheh
diellin e lindur, majë kalasë
nga Kanina zbritur thikë në det
apo Kuzbabanë e kanë mbuluar retë
Eh, syri sheh dhe nuk flet
një natyrë e qetë, të përkëdhel
Por shpirti nuk gjen qetësi
duket sikur shfryn
kur deti sjell në breg
Alga, molusqe, midhje
apo fije bari, plot klorofil jete..

Vjen si pulëbardhë, rërës së lagur
me krahë e lodhur fluturim
sa nuk na harron, o shpirti im
Urime me dallgët dërgon..
Shkruan pena ime, vargje malli
dhe larg të jini, gjen kohë i lexon
Sjell kristale perlash
nga brendësia e shpirtit
Respekte, mirënjohje na dhuron..
Sa më nxorre mallin e Vlorës
atij bregdeti, sa herë kam ecur
Ditëve me shi, i lagur
apo netëve me erë, jam tharrë
Kur bëja shërbim, në vënd rroje
Mengjeseve lindur dielli
deri sa zhytej tutje
Grykës së Xhenemit
mbas kodrave të Sazanit..
Eh, vite Ikur..
Sa gjurmë, mbushur me mall,
mbresat lënë shkëmbinjve
si dëshmi e gjallë,
e një kohë, kishim egzistuar..
Nostalgjia të kthen një çast
në vite mbrapa, sa ti kujton
jini ju o vashë me flokët e gjatë,
rrëzuar supeve
me atë vështrim të kaltër si deti
na sillni ndjesi, me këtë peisazh,
apo retorikë fjalësh, mbledhur
Erdhur si valëza, lehtë pa zhurmë
shpirtin e mërguar, e gjejnë
Apo e lenë flladitur në gjumë…!!

Floriri Z Petra
Clifton, New Jersey
April 7th, 2019
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com