August 28, 2024

‘Vdekja’ e poetes – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“VDEKJA” e POETES

Një mike zonjë, njohur në të ri
Zoti falur i kish mend e bukuri
Për burrë e fëmijë i madhi fat
Dashuri e tepërt qenka mëkat

Mësuese e zonja, talent n’vargëzim
Lumë vargjesh me rrëmbim
Ngjyer vargu n’ëmbëlsi bilbili
Kur këndonte për dashurinë
Zbukuruar, rrethuar n’vello ylberi
Vargjet thurur për fëmijtë

A mund ta ndal këngën bilbili ?!
Të venitet, të shuhet frymëzimi?
Lind e rritet në çaste gëzimi
Det’ dhimbjesh n’çaste hidh’rimi

Nisi jeta kurthe t’i ngre
Një pengesë këtu, një mur atje
Rënduar qepalla në netet pa gjum’
Rënduar shpina nga halle e punë
Punët, jo s’rrodhën në vijë
Gonxhet u thanë me përdhun’

Për të sajat, te shpirtit vargje
Dorë e ngrohtë s’u bë askush
U mpakën, u zverdhën, u tretën
U hodhën në plehra, u shkelën

Kështu ndodh shpesh ndër gra
Sllave n’shtiza, hekur, gatim
Fëmijtë mbi shpinë, jo në ndihmë
Burrat trajtuar me përçmim.

Në nderim të mikeshës sime
teper të talentuar, që poezitë i flenë
syrtareve, por që nuk është e vetmja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com