Kalimi përtej – Rudina Muharremi Beja
KALIMI PËRTEJ
Turravrapit vërtik,
pluhuri i rravgimeve u sorollat për ditë me rradhë,
duke trokitur portave të çelikta të ndërgjegjeve,
e çoroditur ç’mund.
Mbushur ajrin me mllef,
vetëtimthi zhytur oqeaneve të të shkuarës,
përpëlitur shkëmbijve gërrvishtës,
e me grimca rëre përvjedhur gji molusqesh,
turbulluar vështrimet…
Ajo s’u mërzit!
As shpirtin s’la t’i turbullohet…
Qënia e saj prej celulash e vlerash,
që nevojë s’pati për duartrokitje,
bëri të thyhen mbi parzmore,
tërsëllimat e çdo trokitjeje,
veshur me t’shëmtuarat zhele t’ngërdheshjeve ironike…
La honet e mjergullta e fluturoi agimeve,
ku paqja llamburit me flatra dashurie,
me të cilat kaq ëmbëlsisht Zoti shpirtin ia kishte vizatuar,
larg vampirësh grabtqarë energjish.
Retë shtyu me majë gishtërinjsh,
e qielli i kaltër vezulloi pafundësisht!
11/04/2020