August 6, 2024

Pse s’flet Omeri Rubairave – Pullumb Ahmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PSE S’FLET OMERI RUBAIRAVE
****7\7**
pjesa e pare
1
C’u bëre Omer Khajami, ku më vajte?
katër herë radhë lapsin për ty e mora
e vargje të tëra hodha letrës si vergje
e thash të rri pak se mu lodh dora.
2
Gotën e verës që ti aq shumë e doje
këtu pranë zjarrit qëndron e heshtur
cupat për këtu i ftova por kishin droje
c’thua krijus? më thanë, po ai ka vdekur.
3
Jo ,u thash Omer Khajami ska vdekur
mes rubairave kohës udhëton i gjallë
kush e lexon e brënda s’është tretur
nëpër gjumë thërret; ah, Omer Khajam.
4
Shkruaj dhe unë për vashat e dëlira
sic vjen rreshti e gërmat vë në rradhë
ç’ti bësh kësaj zemre që s’më lë lavirja
e për to nis e shkruaj të ëmblat fjalë.
5
Po zbrit, Omer, eja këtu pranë meje
se unë për nder, jo, s’të kam lexuar
e di që do të lëshojnë helm shigjete
rrugës shpirtit vetëm kam kënduar.
6
Eja, zbrit nga hëna vetullngrënë
vetull vashe mbrëmjes së Teheranit
zbrit të shikosh vetullgajtanet si hënë
të rritura lëndinave vashat e shqiptarit.
7
Eja, Omer Khajami mos mi mbyll sytë
këtu, lastaret tona na dehin me aromë
puthjet që marrim janë mjalt në burim
puthje të shtrenjta vashash që kushtojnë.
8
Po, po, poet i rubairave, këto sorkadhe
vrapojnë e hidhen shkëmb mbi shkëmb
sorkadh mali, duhet të jesh, ti ftosh në valle
për ndryshe tërë një jetë zemra të dhëmbë.
9
Po pse përsëri me le vetëm sonte darkuar?
leshverdha trëndelinë shtrojeren e bëri gati
se ja në pirosti jashtë qumështin ka vluar
e furres në sini ka vën të piqet ,mish saci.
10
E, Omer Khajami, zbrit nga vetullngrëna
e nga lart i vetëm mos më bëj sehirë
të shikosh leshverdhën time si kadëna
me gjokset mbushur,,eh buzët si qershi.
11
E ëmbla,,qershit e buzëve më dha mua
gjirin e bardhë larë me qumësht të dhirtë
po s’deshe, rri aty rehat në punët e tua
ne sonte kemi vaktin bekuar për dashuri.
***********************************
/2015

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com