August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

( për një tjetër dimension relaksi . Jeta vazhdon gjithesesi 😊🙏)

BINJAKËZUAR (Ilir.Man*April2020)

‌..çlodhur mbi buzë ,
dehje dashurie amëshuar,
Oh !
Diell që i ngroh ditët tona ,
rrjedh mbi to pjalm i mjaltëzuar .
E di .
më kot po lodhesh,
horoskopin përdite kur e lexon
Ah ..,
ajo dreq shenja ime,
ajo,
ta dish se gjithmonë na ngatërron .
Një herë i dashuruar
e tjetrën herë thua , pse më tradhëton.
Jo pra jo !
Mesa duket paskam qenë i destinuar,
me shpirtin tënd në binjakëzim .
Ndaj ,
mos ngri antena survejimi
për alarme të rreme kur ç’do zog,
kalon në fluturim.
………………….
Ndryshe ,
nëse antenat t’i heqësh refuzon,
unë,
e di dhe një sekret.
Me gishtat e mi njëherësh,
t’i prek polet e tua,
dhe….të zhyt në elektricitet….

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com