Kali dhe dhelperat – Nermin Zaimi
Kali dhe dhelperat
Nje dite ,nje kal “fisnik” ne lendine qendronte,
shihte pyllin e gjelbert dhe me vete mendonte:
C’lloje kafshesh rrin’ aty brenda !? –s’e di,
dhe u nis dale nga dale kali fisnik me trupin selvi.
Pa hyre akoma brenda ,nje dhelper po e priste,
qe larg nga lendina ,me lakmi e sodiste,
por nuk pati fat kjo dhelper e shkrete,
se nga pylli ja behen plot te tjera njezet.
I erdhen “fisnikut” gjithe dhelperat verdalle,
kush e kush te degjonte me te bukurat fjale,
por kali “fisnik” ,me te tijen mencuri,
l peshoi me mendje te gjitha nji nga nji.
Te gjitha dhelperat me shkolle e profesion,
filluan te flisnin per vete me shume pasion,
po ku t’ ja dilte te gjithave i shkreti kal fisnik,
ndaj i degjoi me urtesi ,ashtu si ben nje mik.
I degjoi gjithe dhelperat me shume kujdes,
pershendeti dhe u tha shihemi ne mengjes,
por te nesermen priten te shkretat me kot,
se kali s’ua dilte te gjithave bashke dot.
Ate nate i shkreti gjume ne sy nuk vu
per te bere nje plan gjithe naten u mendu,
dhe gjeti nje zgjidhje si per qejfin e vet,
sejciles t’i shkoi vec e vec ne strofullen e vet.
Ti shohesh sot dhelperat sa te lumtura jane,
kur mendojne se kalin per vete e kane,
sepse “fisniku kal” cdo gje ka rregulluar ,
qe as njera per tjetren per te mos mesuar.
Dhe mundohet, llogaritjet kurre mos gabojne ,
se larg qofte cdo dhelper te verteten t’mesoje
do u rreshqasi te shkretavetoka nen kembe
dhe do ngelin te mjerat me gish ne goje !!
Nermin Zaimi