August 28, 2024

Poezi në kohë pandemie – Puntorie Muça Ziba

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

POEZI NË KOHË PANDEMIE

UJDI

( Tani po i vë shpirtit një gur
dhe ju lus të mi nxirrni sytë.)

Në altarin prej dy kokrra sysh
lumenj lotësh
që derdhen kur vjen e ik një grusht stinë
kur ndahen rrugët
kur piqen kumbullat binjake
dhe në një fron, kokulur nusërojnë vajzat
pranë pirgjeve ëndrra ngujuar,
ku plakat tundin degët e mendjes
dhe me gishtin e unazës
në kyçet e gishtërinjve
numërojnë vitet,
hutimthi pikon gjethja
dhe pas dy stinësh,
nadje hap petalet një lule
që kruspullohet në muzg
nga shkrepjet terratisëse.

Në altarin e syve të mi
pas çdo rrëzëllitjeje
mpiksen lotët
kokrra-kokrra kristali
mbi mollëzat e kërcyera
që filluan vyshkjen.

Unë që sot
po i vë shpirtit një gur
dhe ju lus të mi nxirrni sytë e mbufatur
prej çurg lotësh,
ngaqë pata rrëzëllitje të pakthyeshme
me ata që rash në ujdi.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com