August 12, 2024

Shelgu dhe përroi – Sherife Malo Allko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shelgu dhe përroi

Një shelg lotues po qante me lot .
I qahej përroit,se halle kish plot ,
dua dhe unë të jem si të tjerë,
mos rri i vrerosur dimër e verë.

Rritem e rritem s’di ku të shkoj
më rriten lastarët në fund të çdo përroi,
shushurima e përroit çdo ditë më zgjon
dua dhe unë të gëzoj përherë
të jap dashuri të fal buzëqeshje
ta komunikoj jetën,si arteriet e një trupi
me zemrën.

Ç’na qënke dhe ti ,o përrua,
që rri i heshtur, asnjë fjalë s’thua .
Mërmërit ndën vete dimër e verë,
gëzon nën hijen time ,plot shënd e verë,
lastarët e mi i puth gjithëherë.

Përroi buzëqeshi e i tha ca fjalë:
-Shelgjishte moj e bukur , mos u bëjë e marrë,
shtati im i bukur ,ty të mban në krahë,
kur fryn veriu e digjet zjarrë,
unë të rri pranë, të bëhem jorganë.

Shok të përjetshëm jemi ne të dy ,
ti më buzëqesh mua ,unë të shoh në sy.
U tund shelgu si përherë ,
shok të tjerë s’ka në derë,
fshiu lotët dhe pushoi ,
fjalët e përroit sy përlotur dëgjoi !

Sherife Malo Allko
06.04.2020
Te drejtat e autorit te rezervuar .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com