Nga dritarja udhën vështron… – Floriri Z Petra
NGA DRITARJA UDHËN
VËSHTRON…
Nata e trishtë, ka rënë mbi qytet
heshtur xhameve të dritares, qëndron
Muzgu i rrëmbeu ditës, rezet e dritës..
si njeri i mbyllur në murret e dhomës
lëviz e pa gjumë,
hije e trembur, nuk të bën përshtypje
TV e ke shojtur, të shohësh ndonjë filmë
apo të merresh me punë, shtëpie..
stresi po ju pushton shpirtin
këtyre netëve të zymta..
Ku shumë drita, ndriçojnë
dritaret e pallateve
qëndrojnë hapur,
Mos ju vijnë kufomat e funeraleve
ku shpirtrat e pa faj, lëvizin..
Te shtrati gjysëm përkulur,
merr një bllok të shkruash
duart të dridhen
kur shpirti nuk gjen qetësi,
vërtitesh çarçafëve ngjyrë roze
kërkon të ëmblën dashuri..
Ku të jetë fshehur kësaj nate
kur hëna ka dalë, kupës qiellore
dhe yjet i qëndrojnë si kurorë nusërie..
Nga komodina,
nxjerr librin e lënë në mes
Fillon të lexosh, një histori dashurie
do të hysh në një bote tjetër
pa konture dhe formë,
Qiell i hapur të duket, shpirti
ku nisin lëvizin yjet,
të shtyrë nga drita argjëndore e hënës..
Ndalon përsëri një çast, heshtje
fleta e bardhë me gërmat e zeza
të duket si fletë pentagrami..
Me gishtat e hollë, fillon të hedhësh
notat e shpirtit, kësaj nate të heshtur
as tik taket e orës nuk dëgjohen
Zëri i ëmbël e thyen, këtë heshtje
kur nis të këndosh
një serenatë dashurie,
lënë kohës të brishtë në mes..
Tek sa mbaron refrenin,
hedh sytë nga dritarja,
ylli i mëngjesit, po lajmëronte
fillimin e një dite të re..
Eh, moj zemra ime
sa të kam dashur dhe më mungon
kështu do ti kalosh netët e vetmuar
pa vënë pikë gjumë..!?
Të jetë vrarë gjumi,
kur na mungojnë dhe ëndrat..!?
Mbylli sytë ndriçuar si meteorë
nuk jetohet pa gjumë..!!
Jeta po na mëson risi të reja
duke ju përshtatur netëve
Po flemë ditëve me zhurmë.!!
Floriri Z Petra
April 15, 2020..USA
Të drejtat e autorit rezervuar..