August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHPRESË

Je si buka në sofrën e skamnorit
Si lulja në kopshtin e mbretëreshës
Që ndrydh buzëqeshjen nëpër fjalë
Ti je e vetmja që na dhuron ëndrra
Na bën të plotë në hapërim jete
Na i cakton orët e pritjeve
Kohën kur lind dielli nëpër vargje
Na i mbush gotat me verë
E askush s’e do vdekjen tënde
Ti endesh shpirtin e poetit
Në zemrën e vashës
Që ka harruar të dashuroj
Shpresë
Ti na i mbush duart
me flutura pranvere
Me gjethe vjeshte
Me dimra të egër e fërfëllizë
Udhët me egjër e tërfojë
Që na ngjitën nëpër veshje
Si grimca arnash
Ti na i zbret zogjtë mbi supe
E harrojmë shpesh të fluturojmë
Së paku
Vec nëpër ëndrra
Ti gufon nëpër germat e harruara
Të lotit
Që shpërthen nëpër faqe
Ku janë kryqëzuar shikimet
Nëpër rrugë

Oslo, më 19.4.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com